Shefi i Premier League përjashton mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve jashtë Anglisë!
Sezoni i ri i Premier League nis sot në mbrëmje me ndeshjen Liverpool-Bournemouth ndërsa shefi i kampionatit më të ndjekur në botë ka përfituar nga rasti për të treguar qëndrimin e tij mbi një argument, i cili është ngritur së fundmi nga La Liga dhe Serie A.
“Fakti se La Liga dhe Serie A do të zhvillojnë ndeshje jashtë kufijve të shteteve përkatëse nuk na prek aspak.
Madje mund të konfirmoj se kjo nuk është një çështje për Premier League”, tha Richard Masters.