Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit i shqetësuar

- Bota Sot

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit i shqetësuar

Gabriele Gravina gjatë një prononcimi të shkurtër për “Sky Italia” ka treguar qëndrimin e tij mbi pozitat në të cilat ndodhet Donnarumma, i cili është përjashtuar nga PSG-ja.

“Mund të komentoj këtë çështje në dy plane. Në atë njerëzor mendoj se për lojtarin është një situatë e vështirë pasi ai është një karakter i ndjeshëm.

Sa i përket Donnarumma-s futbollist mendoj se fakti se e kanë lënë jashtë ekipit e dëmton shumë.

Ky vendim i PSG-së dëmton edhe Kombëtaren italiane pasi ai është njëra nga shtyllat e ekipit”, tha Gabriele Gravina.



Lexoni të gjitha në Bota Sot