Roma pranë goditjes së dyfishtë

- Bota Sot

Roma pranë goditjes së dyfishtë

Roma ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Jadon Sancho-s dhe Leon Bailey-t.

Sipas raportimeve të fundit, klubi italian ka arritur një marrëveshje me Manchester United për Sancho-n, me një shumë prej 23 milionë eurosh që do t’u shkojë menjëherë ‘Red Devils’. Megjithatë, mungon ende miratimi përfundimtar i sulmuesit anglez, i cili ka qenë gjithashtu nën vëzhgim të Juventusit.

Sa i përket Leon Bailey-t, sulmuesi xhamajkan ka shprehur gatishmëri për t’u transferuar në Romë.

Operacioni pritet të realizohet si huazim me të drejtë blerjeje, ndërkohë që për Besiktasi nuk ka pasur sukses. Drejtori sportiv Massara dhe ish-drejtori Monchi janë në kontakt të vazhdueshëm për të finalizuar marrëveshjen.

Në rast se Roma realizon këtë dyfish goditje, hapen dyert e largimit për të paktën një nga dyshja Tommaso Baldanzi dhe Lorenzo Pellegrini. Për Baldanzin interesohet Udinese, ndërsa Pellegrini është objektiv i një klubi të Premier League.

Ky transferim i dyfishtë mund të sjellë një përforcim të rëndësishëm në sulmin e kryeqytetasve dhe të ndryshonte ndjeshëm pamjen e skuadrës për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot