Ferizaj – Drita, të dielën

- Bota Sot

Ferizaj – Drita, të dielën

Përballja e javës së parë mes Ferizajt dhe Dritës së Gjilanit do të luhet të dielën.

Kampioni i Kosovës udhëton në Ferizaj për fitore, ndërsa vendasit besojnë e shpresojnë se pikë do të mbesin në vatër të tyre në hapje të kampionatit të ri. 

”Ndeshja mes FC Ferizaj -  FC Drita, e vlefshme për xhiron e parë të Superligës, do të zhvillohet të dielën, më 17 gusht, në orën 16:30, në Stadiumin e Qytetit në Ferizaj.

Fillimisht, Federata e futbollit kishte caktuar datën e hënë, më 18 gusht, mirëpo me vendim të ri është bërë ndryshimi zyrtar i datës dhe orës së ndeshjes.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju ftojmë që të na përkrahni nga tribunat”, njofton FC Ferizaj.



Lexoni të gjitha në Bota Sot