Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Andi Zeqiri është duke kërkuar një klub të ri gjatë merkatos së verës.
Ashtu raporton edhe gazeta e famshme “helvetike”, Blick, me lojtarin shqiptar që tashmë i ka treguar edhe klubit Genk KRC që dëshiron largimin.
26-vjeçari ishte afër marrëveshjes me Borussia Monchengladbach, por duket se ka dështuar dhe tashmë janë hapur dyert për të biseduar me skuadra të reja.
Skuadra belge kërkon 3 milionë euro për shërbimet e sulmuesit shqiptar.
Zeqiri sezonin e kaluar ishte i huazuar te skuadra tjetër në Belgjikë, Standard Liege.