Marseille vendos në shitje sulmuesin Rowe

- Bota Sot

Marseille vendos në shitje sulmuesin Rowe

Skuadra e Marseille duket se e ka ndërmend ta transferojë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Siç raporton L’Equipe, skuadra nga Franca tashmë e ka vendosur në shitje sulmuesin anglez, Jonathan Rowe.

Shitja e mundëshme e 22-vjeçarit lidhet me transferimin e mundshëm të Edon Zhegrovës.

Ligji për të pasur lojtarë të huaj në skuadër, e detyron ekipin nga Ligue 1 të largojë një futbollist.

Kujtojmë që Edon Zhegrova është ende në kërkim të klubit të ri. Dhe tashmë Marseille është në “pole position” për t’i siguruar shërbimet e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot