Torino ka konfirmuar se mbrojtësi shqiptar Ardian Ismajli do të mungojë rreth një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshën e djathtë.
Ky problem fizik do ta mbajë jashtë jo vetëm në fillimin e sezonit në Serie A, por edhe në ndeshjet e shtatorit të Kombëtares shqiptare.
Ismajli, një titullar i padiskutueshëm në skuadrën kuqezi dhe kapiten në disa raste, u transferua këtë verë te Torino, ku ka firmosur kontratë deri në vitin 2027 me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër.
Mungesa e tij përbën një goditje të rëndësishme si për klubin italian, ashtu edhe për përfaqësuesen shqiptare, e cila do të duhet të bëjë llogaritë pa një prej shtyllave të saj në repartin mbrojtës.