Edhe pse Hajduku u mund 3-1 nga Dinamo e Tiranës në “Air Albania”, tifozët e skuadrës kroate dhuruan një mbrëmje të paharrueshme. Rreth 4 mijë tifoze ishin prezentë në stadium, duke kënduar, brohoritur dhe krijuar atmosferë spektakolare gjatë gjithë ndeshjes.
Credins Bank oferte per pajisje me POS
Ky grup i jashtëzakonshëm tifozësh tregoi se dashuria për futbollin shkon përtej rezultatit, duke mbështetur skuadrën e tyre me pasion dhe energji të pakufizuar. Përballë tyre, Dinamo pati vetëm 200 ultras pas porte, duke nxjerrë më shumë në pah intensitetin dhe përkushtimin e tifozëve të Hajdukut.
Pamjet e mbrëmjes tregojnë një atmosferë të gjallë, ku koreografitë, këngët nuk munguan, duke bërë që edhe humbja të mos zbehë vlerën e përkushtimit të tifozëve kroatë. Një shembull i qartë se dashuria për futbollin nuk matet vetëm me trofetë, por edhe me përkushtimin dhe pasionin e ndjekësve të saj.
Në video mund të shihen momentet më emocionuese të tifozëve të Hajdukut, të cilët treguan se janë vërtet një tifozerit shembull në Europë.