UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Shkëndija – Ludogorets!

- Bota Sot

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjen Shkëndija – Ludogorets!

Pasi rrethit të tretë kualifikues në Europa League, UEFA sot zyrtarisht njoftoi datat dhe gjyqtarët për ndeshjet e play-off-it.

Shkendija do të luajë dy ndeshje me Ludogoretsin nga Bullgaria për një vend në fazën e grupeve në Eurppa League, dhe nëse eliminohet nga kampioni bullgar, atëherë do të luajë në fazën e grupeve në Conference League.

Ndeshja e parë do të luhet në Arenën Kombëtare “Todor Proeski” në Shkup më 21 gusht (e enjte), duke filluar nga ora 20:00. Gjyqtar i kësaj ndeshje do të jetë Chris Kavanagh nga Anglia.

Ai është një nga gjyqtarët më të mirë në Angli që ndan rregullisht drejtësi në Premier League.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 28 gusht (e enjte) në Razgrad në stadiumin “Ludogorets Arena” duke filluar nga ora 19:30.

Kjo ndeshje do të drejtohet nga Urs Schneider nga Zvicra.



Lexoni të gjitha në Bota Sot