Kampionët e Anglisë befasojnë me lëvizjen

- Bota Sot

Kampionët e Anglisë befasojnë me lëvizjen

Liverpul ka arritur të dërgojë drejt finalizimit në mënyrë të menjëhershme dhe të befasishme transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar italian, Giovanni Leoni, nga Parma.

Marrëveshja pritet të mbyllet për një shumë prej rreth 35 nilionë eurosh, me Leonin që ka udhëtuar për vizitat mjekësor drejt Liverpulit.

Ai do t’i bashkohet menjëherë skuadrës së parë të trajnerit Arne Slot, pa u huazuar përsëri te Parma.

Duhet theksuar se Leoni u shqua në sezonin 2024–25 në Serie A nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, duke bërë 17 paraqitje dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha si Inter, Milan dhe Juventus.

Të gjithë këto ekipe, që me një lëvizje të beftë, u paraprinë nga ana e kampionëve të Anglisë, që hynë direct në bisedime me drejtuesit e Parmës, aq sa i bindën mjaft shpejt për të lëshuar Leonin.



Lexoni të gjitha në Bota Sot