Marash Kumbulla me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Spanjë

- Bota Sot

Marash Kumbulla me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Spanjë

Marash Kumbulla me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën në Spanjë.

Mbrojtësi pritet të largohet nga Roma, pasi nuk është në planet e drejtuesve për sezonin e ri dhe në La Liga janë të gatshëm të shpenzojnë për shërbimet e tij.

Nuk do të jetë Espanyl, skuadër me të cilin mbylli sezonin, por sipas “marca” destinacioni i ardhshëm i shqiptarit pritet të jetë Mallorca. Me këto të fundit luan edhe Vedat Muriqi.

Bisedimet mes palëve vazhdojnë dhe shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje mes palëve.

Ditët e ardhshme për Kumbullën do të jenë shumë vendimtare për të vendosur fatet e të ardhmes së tij për sezonin e ri.



Lexoni të gjitha në Bota Sot