Interi bën gati 40 milionë euro për mesfushorin e Romës

- Bota Sot

Interi bën gati 40 milionë euro për mesfushorin e Romës

Me vetëm 15 ditë deri në mbylljen e merkatos, Interi mund të ndjekë një pistë të papritur.

Për shkak të ngecjes së bisedimeve me Atalantën për transferimin e Ademola Lookman, zikaltrit po shqyrtojnë mundësinë për të blerë mesfushorin francez të Romës, Manu Kone.

Lojtari 23-vjeçar, i lindur në vitin 2001, është ofruar te Interi dhe drejtuesit po vlerësojnë seriozisht mundësinë e këtij operacioni, i cili mund të ndryshojë ndjeshëm planet e klubit për javët e fundit të afatit kalimtar.

Roma dhe Interi janë në kontakt për të gjetur marrëveshjen mbi kartonin e lojtarit. Një ofertë prej 40 milionë eurosh plus bonuse mund ta çojë Koné-n drejt Milanos, duke i dhënë Romës mundësinë të përforcojë sulmin me dyshen Bailey–Sancho.

Drejtori sportiv Piero Ausilio pritet të dërgojë ofertën zyrtare në orët në vijim, ndërsa, nëse marrëveshja realizohet, Interi do të ridrejtojë buxhetin e parashikuar për Lookman tek mesfushori francez.



Lexoni të gjitha në Bota Sot