Gazetari i sportit, Dritan Lundra në një intervistë u shpreh se ishte një rrugëtim pozitiv i skuadrave shqiptare në kupat e europës.
Lundra: Unë personalisht do të thoja që është një rrugëtim pozitiv, po ti marrim të katër skuadrat shqiptare
Qoftë Vllaznia, qoftë Egnatia por më shumë se nga të gjitha këto është skuadra e Dinamos, realizuan pritshmëritë.
Madje për mendimin tim u tejkaluan disa pritshmëri, siç ishte rasti i Dinamos me kualifikimin dje përballë Hajdukut të Splitit.
Pra duke i marrë në total unë do ta quaja një rrugëtim pozitiv për skuadrat shqiptare.