Dinamo do të kërkojë historinë ndaj Jagellonias

- Bota Sot

Dinamo do të kërkojë historinë ndaj Jagellonias

Dinamo ka arritur një fitore të madhe 3-1 ndaj Hajdukut të Splitit, duke siguruar kualifikimin për në fazën Play Off të UEFA Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer përballë një rivali me emër të madh dhe me shumë eksperiencë në arenën europiane.

Në raundin e radhës, Dinamo do të përballet me polakët e Jagiellonia-s.

Ndeshja e parë do të luhet më 21 gusht, ndërsa takimi i kthimit është planifikuar një javë më pas në stadiumin “Air Albania”.

Ilir Daja do të kërkojë të shkruajë historinë edhe me Dinamon, pasi më parë ka dërguar në grupe Skënderbeun dhe Ballkanin, duke u kthyer në specialist në sfidat europaine.



Lexoni të gjitha në Bota Sot