Që nga sot, Ministria e Brendshme po kryen një aksion, me urdhër të Prokurorisë Publike, dhe po ndalon personat e dyshuar për “kurdisjen” e ndeshjes midis Kozhuvit dhe Bashkimit.
“Dihet gjithçka që ndodhi në atë ndeshje në Gjevgjeli disa muaj më parë.
Rastësisht, midis atyre që dyshohen janë trajnerë, lojtarë, njerëz nga menaxhmenti i të dy klubeve.
Disa janë ndaluar, të paktën ky është informacioni jozyrtar”, shkruan media maqedonase “Sportsport”.
”Thjesht qëndruan aty vetëm që mysafirët nga Kumanova të shënonin golin e fitores.
Le të përmendim se udhëheqja e FFM-së, menjëherë pas asaj ndeshjeje, doli me reagime dhe kërkoi publikisht që autoritetet të ndërmarrin veprime të shpejta për të ndëshkuar autorët”, shkruan mes të tjera..