Dinamo do të përballet me Jagiellonia të Polonisë në raundin play-off të Ligës së Konferencës, me blutë që luajnë ndeshjen e parë në trasnfertë dhe të dytën në fushën e tyre.
UEFA ka zyrtarizuar edhe axhendën për ndeshjen e parë, si sa i përket stadiumit dhe orarit, ashtu edhe gjyqtarëve të cilët do të drejtojnë takimin.
Sfida e parë do të luhet të enjten e ardhshme, me startin e planifikuar në orën 20:15 në stadiumin “Miejski w Białymstoku” në Biallistok, ku luan ndeshjet kjo skuadër.
Sa u përket gjyqtarëve, janë caktuar nga Rumania, me kryesor Marian Aleksandru Barbu.
Ky i fundit ka drejtuar më parë ndeshje të skuadrave të Ilir Dajës në Europë, më saktësisht Ballkanin në fazën në grupe të Ligës së Konferencës ndaj Viktoria Plzen në nëntorin e vitit 2023.
Asistentë të tij janë George Florin Neaçshu dhe Imre Lazlo Buksi, ndërsa gjyqtar i katërt është Konstantin Sebastian Çoltesku. Në sallën e VAR si kryesor do të jetë Katalin Sorin Popa, me Iulian Dima si asistent.