Sot në mbrëmje në “Anfield Road” Liverpool nis mbrojtjen e titullit kampion në një takim ku përballë do të ketë formacionin e Bournemouth-it.
Ashtu siç është kthyer në traditë tashmë në prag të kompeticioneve të ndryshme agjensia e grumbullimit të statistikave, “Opta”, ka “kurorëzuar” edhe fituesen e mundshme pas simulimit të kampionatit plot 10.000 mijë herë.
Algoritmi, i cili bazohet në disa kritere (pikët e forta dhe të dobta të rivaleve, serive historike të rrezultateve, precedentëve dhe rendimenti), ka nxjerrë fitues Liverpool-in, i cili ka shanse të larta për të fituar titullin numër 21, me një propabilitet prej 28.5%.
Krahasuar me një vit më parë të besuarit e Slot këtë sezon janë mjaft të avantazhuar. Një vit më parë superkompiuteri i OPTA-s i dha Liverpool-it vetëm 5.1% të shanseve për triumfin final.
Ngjitje të frikshme të shanseve për të fituar titullin kampion këtë sezon krahasuar me 12 muaj më parë është parashikuar edhe për Arsenal. Skuadra e Arteta-s sezonin e kaluar kishte 12.2% të shanseve për të fituar Premier League ndërsa këtë sezon kjo shifër ka shkuar në 24.3%.
Sezoni i ri pritet të jetë i vështirë për Manchester City-n, i cili ka 18.8% të shanseve për të fituar titullin ndërsa vitin e kaluar nisi kampionatin si superfavorit me 82.2%. Sipas superkompiuterit të OPTA-s forca e katërt e Premier League këtë sezon do të jenë kampionët e botës në fuqi të Chelsea-t.
Renditja virtuale e Premier League në bazë pikëve që pritet të grumbullohen nga skuadrat:
Liverpool – 73.2
Arsenal – 71.9
Manchester City– 69.9
Chelsea – 63.7
Aston Villa– 60.7
Newcastle – 60.4
Crystal Palace – 57.3
Brighton – 55.3
Bournemouth – 51.4
Brentford – 50.5
Nottingham Forest – 50.4
Manchester United – 49.1
Everton – 48.5
Tottenham – 47.8
Fulham – 46.9
West Ham – 44.0
Wolverhampton – 42.5
Burnley – 36.9
Leeds – 36.3
Sunderland – 31.5