Barcelona synon të transferojë verën e ardhshme, yllin e PSG-së

- Bota Sot

Barcelona synon të transferojë verën e ardhshme, yllin e PSG-së

Duke qenë se këtë verë ka bërë vetëm dy transferime, Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe Rashford nga Man. United, në formë huazimi,

Barcelona duket se e ka mbyllur këtu merkaton për këtë afat kalimtar dhe ka nisur të mendojë për verën e ardhshme.

Mediat pranë klubit katalanas, raportojnë se Barcelona synon të transferojë verën e ardhshme, yllin e PSG-së, Desire Doue.

Synimi është që të krijohet një dyshe e frikshme në secilin krah, në njërën anë Lamine Yamal, në tjetrën Desire Doue.

Barcelona kërkon të përfitojë nga fakti që 20-vjeçari nuk është një titullar fiks te PSG, gjë që mund ta shtyjë atë drejt katalanasve.

Sigurisht që transferimi i tij nuk do jetë aspak i lehtë. Minimumi që kërkon PSG për ta lënë të lirë 20-vjeçarin është 100 milionë euro.



Lexoni të gjitha në Bota Sot