Dimano City e Tiranës ka shënuar suksesin më të madh në histori të garave evropiane, duke u kualifikuar në play-off të Conference League.
Dinamovitët pas 120 minutave e mposhtën me rezultat 3:1 Hajdukun e Splitit duke e përmbysur humbjen në sfidën e parë me 2:1 në Split.
Media kroate “Veçernj List” ka shkruar se komentatori shqiptar mbeti pa fjalë.
”Komentatori shqiptar u tërbua pas golit që nxori jashtë loje Hajdukun.
Goli i futbollisti Berisha në minutën e 109-të e ngriti të gjithë Shqipërinë në këmbë, dhe komentatori shqiptar ishte veçanërisht euforik ndërsa festoi golin për arritjen historike të Dinamo City”, shkruan media kroate.