Skuadra e Struga Trim Lum kthehet me tre pikë nga Gostivari. Struganët shënuan fitore më rezultat 2:1 ndaj debutuesit të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut, Arsimit nga Çegrani.
Arsimi pas barazimit në Kumanovë me rezultat 1.1 me Bashkimin, pësuan humbjen e parë në këtë edicion në kuadër të javës së dytë.
Struga ka regjistruar fitoren e dytë rresht.
Për struganët shënuan Radeski (69’) e B. Compaore (72’) dhe për Arsimin Olatunbosun (42’).
Vardari kryeson me 6 pikë, pasojnë Struga TL me 6 e Arsimi zë vendin e shtatë me 1 pikë.