Futbollisti i Shkëndijës, Fabrice Tamba, sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Turqi.
Siç njoftoi media senegaleze “Mech360”, Shkëndija po e shet Fabrice Tamba te klubi turk Amedspor.
Thuhet se të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për shumën e kompensimit.
Kklubi turk ka rënë dakord edhe për kushtet personale të Tambës, i cili do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare.