Juventus do të paguajë 45 milionë euro

- Bota Sot

Juventus do të paguajë 45 milionë euro

“Sportmediaset” raporton se Juventus dhe PSG kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin përfundimtar të Kolo Muani në Torino. Në 16 ndeshje në Serie A në gjysmën e sezonit të kaluar ku ishte i huazuar, Kolo Muani shënoi 8 gola.

Për francezin ka pasur një interesim të madh edhe nga ekipet angleze si Man. United, Newcastle e Tottenham, por dëshira e lojtarit ka qenë të rikthehet përfundimisht te bardhezinjtë.

Sipas raportimit në fjalë, Juventus do të paguajë 45 milionë euro për blerjen përfundimtare të francezit, edhe pse PSG kishte kërkuar 65 milionë euro fillimisht. Por, duke ditur që Kolo Muani nuk bën pjesë aspak në planet e Luis Enrique, PSG ka pranuar ofertën e Juventusit.

Në anën tjetër, bardhezinjtë po kërkojnë të shesin Dushan Vlahoviq, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës. Juventus pretendon 20-30 milionë euro për kartonin e sulmuesit serb.



Lexoni të gjitha në Bota Sot