Kategoria e Parë do të ngrejë siparin më 23 gusht. Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për dy javët e para.
Të shtunën do të luhen pesë takime, ndërsa java e parë do të mbyllet të dielën, më 24 gusht, me ndeshjen Pogradeci – Lushnja.
Edhe java e dytë e Kategorisë së Parë do të luhet në fundjavë, më 30 dhe 31 gusht.
Të shtunën janë programuar pesë ndeshje, ndërsa të dielën java e dytë do të mbyllet me sfidën, Lushnja – Skënderbeu.
Kategoria e Parë – Java 1
E shtunë, 23 gusht
Iliria – Laçi 17:00
Kukësi – Apolonia 17:00
AF Luftëtari – Korabi 17:00
Besa – Kastrioti 17:00
Skënderbeu – Burreli 20:00
E diel, 24 gusht
Pogradeci – Lushnja 17:00