Situata e Donarumës, Guardiola e do patjetër

- Bota Sot

Situata e Donarumës, Guardiola e do patjetër

Xhianluixhi Donaruma, pas braktisjes nga Luis Enrike dhe Parisi që preferuan Shevalie, mund të gjejë menjëherë ngushëllim te një tjetër trajner spanjoll si Pep Guardiola.

Kontaktet fillestare thuhet se janë zhvilluar midis të dyve, me qëllim sjelljen e numrit një italian në “Etihad” të Mançesterit, por negociatat midis dy klubeve ende nuk kanë filluar. Parisi kërkon 50 milionë euro, por Siti mund të gjejë një rrugë të mesme tek 25-30 milionë.

Sigurisht që do të ishte një hap i parë i rëndësishëm për Xhixhion drejt “qytetarëve” edhe pse duhej bindur PSG. Por në vend që ta humbnin atë falas brenda një viti, parizienët mund të ishin të gatshëm të negocionin.

Donaruma, kontrata e të cilit skadon në vitin 2026, është “harruar” nga klubi parizien dhe ish-trajneri i tij Luis Enrique, i cili, pas fitores në Superkupën e Evropës, kishte vetëm fjalë të ëmbla për portierin e tij të ri Shevalie: “Duhet të them se jam shumë i lumtur me mënyrën se si e përfundoi ndeshjen; ishte e rëndësishme për të. Është një ndeshje e parë e vështirë, por Lukas tregoi karakterin dhe personalitetin për të qenë një lojtar i PSG”.

Vetëm Markinjos e kujtoi Donarummën, pa të cilin PSG nuk do të kishte luajtur kurrë në Superkupën e Europës: “Të duam Xhixho”, fjalët e tij të pakta, por plot kuptim.



Lexoni të gjitha në Bota Sot