Partizani ka përforcuar repartin ofensiv me afrimin e një prej lojtarëve të akademisë së klubit.
Bëhet fjalë për Nebi Qokthin i cili ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me “Demat e Kuq”.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit.
Në një ditë të veçantë i cili sot mbush 19, Qokthi është prezantuar në ekipin e parë të Partizanit, ku do të mbajë dhe numrin 77 në fanellë.