Ditën e djeshme, Laçi njoftoi për mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Rui Amorim.
Në prag të nisjes së Kategorisë së Parë, tekniku portugez ndërpreu kontratën me kurbinasin për disa arsye familjare.
Nuk ka vonuar shumë dhe Laçi ditën e sotme ka emëruar trajnerin e ri në pankinë.
Bëhet fjalë për Stefano Senigagliesin i cili ka marrë në dorë “timonin” e klubit bardhezi.