Guardiola paralajmëron

- Bota Sot

Guardiola paralajmëron

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, foli dje në një konferencë për shtyp, duke përgatitur tifozët për largime të mëtejshme.

"Ende kemi disa lojtarë në rrugë e sipër, por mendoj se kjo është e njëjta gjë për shumë klube. Është e vështirë sepse i dua këta djem, ata duan të jenë këtu, por situata nuk është e lehtë dhe ata janë të vetëdijshëm për këtë.

Kemi shumë lojtarë; nesër dy do të jenë jashtë skuadrës dhe do të jenë katër ose pesë, kur të kthehen lojtarët e dëmtuar. Nuk është një situatë ideale. Ka kaq shumë ndeshje, gjithnjë e më shumë çdo sezon, dhe ju nevojitet një skuadër që mund të konkurrojë në çdo ndeshje të vetme.

Nuk e di saktësisht se sa do të largohen. Kemi ende tre javë për të shkuar. Kjo u ndodh shumë ekipeve; ato kanë skuadra të mëdha dhe duhet të shesin lojtarë. Çdo trajner dëshiron të punojë me numrin e duhur të lojtarëve dhe nuk doni të lini askënd jashtë."

Për sezonin e ri? "Jemi gati. Patëm një parasezon të shkurtër, por shumë të mirë. Jemi gati të shijojmë kohët e mira dhe të rikuperohemi nga ato të këqijat sa më shpejt të jetë e mundur."

Për mundësinë e përmirësimit të sezonit të kaluar? "Nuk mund ta garantoj, por shenjat janë po, do të jemi më mirë. Nuk mund të bëjmë më keq se kaq! Nuk i dihet kurrë, por mendoj se do të jemi më mirë. Mbajtja e të gjithëve në formë është shumë e rëndësishme. Kishte disa arsye për sezonin e kaluar, por mendoj se dëmtimet ishin problemi më i madh."



Lexoni të gjitha në Bota Sot