Arne Slot zbulon: Kur rezultati ishte 2:2

- Bota Sot

Arne Slot zbulon: Kur rezultati ishte 2:2

“Normalisht, në rezultatin 2-2, të gjithë e dinë se te cili lojtar po drejtohesha në atë moment. Doja shumë ta fusja në lojë Diogo Zhotën, por nuk munda për arsye të tmerrshme.”

 Arne Slot nuk mund të mos fliste për futbollistin që  u nda nga jeta për shkak të aksidentit tragjik më 3 korrik.Trajneri holandez, duke folur për Sky Sports UK pas ndeshjes, i kushtoi një mendim të thellë ish-lojtarit të tij:

“Tifozët dhe lojtarët e kanë parë atë që ai ka bërë për ne kaq shumë herë në të kaluarën. Homazhi për Diogon ishte mbresëlënës dhe i fuqishëm. Në fakt, as nuk doja të kthehesha pas ndeshjes sepse mendova se mënyra se si reaguan tifozët tanë sot ishte shumë e veçantë.”

Imazhi i Salahut me lot në sy, ndërsa Kop brohoriste për Zhotën, ishte thellësisht prekës:

“Mendoj se Mo, pas ndeshjes, ndjeu sa e veçantë ishte. Ai ndoshta ndjeu edhe emocionin, sepse të gjithë e dinim që familja e Diogos ishte këtu: gruaja e tij, fëmijët e tij. Për ta, mund të jetë e veçantë të dëgjojnë se sa shumë e duan këtu. Por ne gjithashtu ndiejmë emocionin e dhimbjes së tyre, e cila është ende e madhe”, përfundoi Slot.



Lexoni të gjitha në Bota Sot