Maresca ia tregon derën Nicolas Jecksonit

- Bota Sot

Maresca ia tregon derën Nicolas Jecksonit

Trajneri i Chelseas Enzo Maresca, ia ka treguar derën sulmuesit Nicolas Jeckson.

Tekniku italian tha se edhe pse Jeckson po stervitet me kubin, ai nuk do të jetë pjesë e grupit për sezonin e ri dhe mund të largohet në afatin kalimtar të verës, shkruan IndeksOnline.

“Ai po stërvitet me ne, por nuk do të përfshihet. Ju e dini tashmë situatën.

Afati i transferimeve është i hapur. Ai mund të largohet dhe do ta shohim”, ka deklaruar Maresca.

Për sulmuesin senegalez kanë shfaqur interesim dy skuadra nga Premierliga, Newcastle dhe Tottenham, derisa në ditët në vazhdim do të mësohet e ardhmja e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot