Pas mbrëmjes së djeshme ku doli në fushë Liverpool me Bournemouth, sot do të luhen edhe 5 takime të tjera për javën e parë të Premier League. Sot do të dalë në fushë Armando Broja.
Burnley ku luan sulmuesi kuqezi, do të udhëtojë në transfertë për t’u përballur me Tottenhamin në orën 16:00. Po në të njëjtën orë, Sunderlandi i Granit Xhakës pret në shtëpi West Hamin.
Një tjeër përballje interesante është ajo mes Aston Villës dhe Newcastles që starton në orën 13:30.
Brighton nga ana tjetër do të presë në orën 16:00 Fulhamin, ndërsa në orën 18:30, Manchester City do të përballet në transfertë me Wolves.