Skuadra e Barcelonës ka marr një lajm të mirë në prag të fillimit të ri të sezonit.
Disa orë para përballjes me Mallorcan, është konfirmuar regjistrimi i dy transferimeve të reja, Marcus Rashford dhe Joan Garcia.
Këtë e ka konfirmuar edhe Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta.
“Joan García dhe Marcus Rashford janë të dy të regjistruar për nesër, i takon Hansi Flick të vendos nëse do të luajnë.”, ka deklaruar ai.
Ndeshja mes Mallorcas dhe Barcelonës luan sonte më fillim nga ora 19:30.