Në ndjekje te Barcelona

- Bota Sot

Në ndjekje te Barcelona

Sezon i ri, por pretendentë të vjetër. La Liga ngre siparin e edicionit 2025/2026, ndërsa në vijën e parë të nisjes si favoritë janë si gjithmonë tre emrat e mëdhenj të futbollit spanjoll: Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Edhe radha është kjo e përmendur më lart, me parashikimet që shohin sërish skuadrën “blaugrana” kandidanten kryesore për të ngritur trofeun e titullit kampion.

Pavarësisht problemeve financiare që shoqërojnë klubin prej vitesh tashmë dhe regjistrimin në ditën e fundit të disa prej futbollistëve, kompanitë e basteve dhe ato të statistikave, i japin Barcelonës kuotat më të larta në këtë edicion të La Liga.

Me Lamine Yamal si yllin e skuadrës, por edhe me grupin e lojtarëve të tjerë kampionë të sezonit të shkuar, Hansi Flick ka një ekip shumë kompetitiv, të forcuar edhe me transferimet e Markus Rashford, apo portierin Joan Garcia.

Si gjithmonë rivalët e mëdhenj të Barcelonës do të jenë dy skuadrat madrilene, Real dhe Atletiko.

“Los Blancos” vazhdojnë revolucionin, ndërsa projekti i udhëhequr nga Xabi Alonso me transferimin e talenteve të reja si Hujsen, Garcia apo i fundit Mastantuono nuk bindin parashikimet, që I japin Real pak më shumë se 32.1% shanse për të fituar titullin kampion.

Thuajse I njëjti diskutim vlen për Atletico Madrid.

Skuadra e Diego Pablo Simeone mbyll podiumin e favoritëve me vetëm 11.7% mundësi për triumf në këtë sezon të La Liga.



Lexoni të gjitha në Bota Sot