Trajneri i Shtutgartit: Këtë herë duam të ngremë trofeun

- Bota Sot

Trajneri i Shtutgartit: Këtë herë duam të ngremë trofeun

Trajneri i Shtutgartit dhe ish-trajneri i akademisë së Bajernit të Mynihut, Sebastian Hënes, thotë se ekipi i tij do të jetë gati për Superkupën Franc Bekenbauer, ku fituesi i Kupës të sezonit të kaluar do të përballet me Bajernin e Mynihut, kampionin aktual të Bundesligës.Hënes nuk ka ndërmend të japë asgjë për ish-klubin e tij:

“Bajern është një nga ekipet më të mira në Europë. Por është vetëm një ndeshje, dhe ajo zhvillohet në stadiumin tonë.

Ne patëm një përvojë të Superkupës vitin e kaluar dhe ishim shumë pranë fitimit të titullit.

Këtë herë duam të ngremë trofeun,” tha ai.

Ndeshja ka një tension shtesë për shkak të gjithçkaje që po ndodh midis klubeve dhe sagës së transferimeve që përfshin Nik Voltemejd.



Lexoni të gjitha në Bota Sot