Raportohet se Federata e Futbollit të Kosovës ka ndryshuar rregullat e Ligës së Parë, pikërisht në ditën kur nis sezoni i ri futbollistik.
Thuhet se klubet kanë marrë sot një vendim ku i është dhënë lajmi se vetëm dy klube do të bien nga Liga e Parë në përfundim të sezonit, derisa vendi i 3-të dhe i 4-të do të luajnë fillimisht një ndeshje barazhi mes vete, e pastaj përcaktohet rivali tjetër, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportimve, klubet e Ligës së Parë kanë reaguar ashpër për këtë vendim të papritur nga FFK-ja, pasi thuhet se ky rregull është dashur të përcaktohet kohë më parë.
Por pvarësisht këtyre raportimeve ende nuk ka asnjë njoftim nga Federata e Futbollit të Kosovës për këto rregulla.
Kujtojmë që Liga e Parë këtë sezon do të jetë me format të ri, ku 18 skuadra do të garojnë në një grup të përbashkët, e jo me praktiken e viteve të kaluara ku ishin dy grupe.