Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli

- Bota Sot

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli!

24-vjeçari Armando Dobra ka gjetur golin e parë për këtë sezon të ri me skuadrën e Chesterfield në Angli.

Në minutën e 88’, Dobra gjeti mjaft mirë një top të hedhur në zonë, të cilin e çoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke siguruar tri pikët e radhës për Chesterfield, që kryeson kështu m,e pikë të plota renditjen në League Two.

Ky është goli i parë i Dobrës këtë sezon, duke i çuar një sinjal të rëndësishëm trajnerit Sylvinho, pasi ende nuk ka marrë akoma asnjë ftesë nga Kombëtarja A.



Lexoni të gjitha në Bota Sot