Barcelona i befason të gjithë

- Bota Sot

Barcelona i befason të gjithë

Jo vetëm Real Madrid, por në garë për transferimin e Ibrahima Konate është futur fuqimisht edhe Barcelona.

Qendërmbrojtësi francez ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in dhe deri tani nuk ka pranuar rinovimin.

Sipas të gjitha gjasave, ai do të largohet falas verën e ardhshme.

Prej kohësh është përfolur për një interesim të madh të Real Madrid ndaj tij. Madje, klubi madrilen ka tentuar transferimin e tij që këtë verë, por Liverpool kërkon mbi 40 milionë euro.

Ndërkohë, “Sempre Barca” raporton se drejtuesit e klubit katalanas kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit dhe do tentojnë ta bindin atë për transferimin falas verën e ardhshme.

Flick e vlerëson shumë qendërmbrojtësin francez dhe e sheh si një përforcim ideal në mbrojtje, aq më tepër që do të vijë me kosto zero. Tani është në dorën e francezit, se cilin prej dy gjigantëve të La Ligës do të zgjedhë, Real Madridin apo Barcelonën.



Lexoni të gjitha në Bota Sot