Real Madrid duket se nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe po mendon të bëjë edhe një lëvizje të fundit.
“Marca” raporton se klubi madrilen i ka bërë një propozim të bujshëm Arsenal-it gjatë kësaj jave, por ideja e tyre është refuzuar direkt nga londinezët.
Sipas këtij propozimi, Real Madrid i ka ofruar Arsenal-it një shkëmbim kokë më kokë mes Rodrygo-s dhe William Saliba.
Braziliani nuk është në planet e Xabi Alonso dhe largimi i tij do ishtë i mirëpriur në kampin madrilen. Në anën tjetër, William Saliba është prej kohësh një objektiv i madh që po ndjekin drejtuesit e Realit.
Por, Arsenal ka refuzuar këtë propozim dhe ka njoftuar Real Madridin se interesohet për transferimin e drejtpërdrejtë të Rodrygo-s, pa përfshirë lojtarë të tjerë. Klubi madrilen kërkon 90-100 milionë euro për anësorin brazilian.