Gjjyqtari merr vendimin që shtang shokun e Brojës

- Bota Sot

Gjjyqtari merr vendimin që shtang shokun e Brojës

Sot për herë të parë në Premier Ligë është aplikuar një risi.

Pasi portieri Martin Dubravka i Bërnlit mbajti më tepër se 8 sekonda topin në dorë, gjyqtari akordoi goditje këndi për Totenhemin.

Ky është një nga rregullat e rinj për futbollin në këtë sezon. Dhe gjyqtari Majkëll Oliver u tregua i kujdesshëm për ta aplikuar.

Bërnli ia doli që të largonte rrezikun nga goditja e këndit. Pjesa e parë ndërkohë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Totenhemit, falë golit të Riçarlison.

Armando Broja nuk është as në stol për këtë ndeshje. Kjo për shkak të formës së tij fizike, sulmuesi shqiptar akoma nuk është gati për të fituar minuta.



Lexoni të gjitha në Bota Sot