Nedim Bajrami është bërë protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës, ku Rangers ndeshet me skuadrën e Alloas në ndeshjen e parë.
I aktivizuar si titullar, ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 13 minutave lojë.
Pas një topi të marrë në krah, Bajrami lëvizi bukur dhe me të djathtën dërgoi topin në një kënd që ishte e pamundur të ndalej nga portieri kundërshtar.
Një gol për t’u vendosur në vitrinë, që erdhi në momentin e duhur për yllin shqiptar, i cili prej kohësh kërkonte më shumë minuta me skuadrën skoceze.