Bashkimi trondit skuadrën maqedonase

- Bota Sot

Bashkimi trondit skuadrën maqedonase

Bashkimi i Kumanovës shënon fitoren e parë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Skuadra shqiptare ka triumfuar në Shkup me rezultat 2:0 ndaj Rabotniçkit vendas në takimin e javës së dytë. 

Ndeshja është zhvilluar në arenën "Todor Proeski" në Shkup.

Skuadra nga Kumanova kaloi në epërsi në minutën e 36-të me golin e Esmin Liçinës.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 78-të Resul Memeti me gjuajtje mjeshtërore me kokë në zonën e penalltisë së ekipit vendas vulosi fatin e sfidës, 0:2.

Pas javës së dytë Bashkimi zë vendin e katërt me 4 pikë e Rabotniçki renditet në të tetë me 1 sosh..



Lexoni të gjitha në Bota Sot