Mbrëmje e keqe për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.
Futbollisti Muriqi u përjashtua me karton të kuq në minutën e 39-të pasi që e ngriti lart këmbën në drejtim të portierit rival.
Gjyqtari e ka përjashtuar me karton të kuq.
Mallorca mbetet pa dy lojtarë në fushë pasi edhe Morlanes u përjashtua pas dy verdhëve në minutën e 33-të.
Barcelona është në epërsi me rezultat 2:0 në konak të Mallorca-s.