Protestuesit serbë kanë thyer sonte selinë kryesore të kriminelit serb Voislav Sheshel në Zemun.
Në protestën e radhës, protestuesit e pakënaqur me regjimin e Aleksandar Vuçiq ia kanë mësyrë selisë së Partisë Radikale të Serbisë.
Nuk raportohet për arrestime, ndërkohë që protestat sonte po mbahen në dhjetë qytete të Serbisë.
Një kolonë qytetarësh të Valevës që nisën një shëtitje proteste këtë mbrëmje kaluan pranë ndërtesës së Departamentit të Policisë. Qytetarët bërtitën "Vrasës, vrasës" ndaj oficerëve të policisë të mbledhur në oborr.
Një furgon xhandarmërie ndodhet në oborrin e Departamentit të Policisë, dhe të pranishëm janë edhe oficerë policie me pajisje për parandalimin e trazirave.
Protesta po mbahen edhe në Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Kralevë dhe Zrenjanin.
Shumica e tubimeve filluan në orën 8 të mbrëmjes, me një tubim veçanërisht të madh që pritet në Valevë, ku qytetarët do të protestojnë kundër asaj që organizatorët e quajnë brutalitet policor dhe keqtrajtim të kujtdo që nuk pajtohet me regjimin e Aleksandar Vuçiq, përfshirë të miturit
Protestat në Serbi janë ndezur përsëri pas rritjes së dhunës nga regjimi i Vuçiq dhe kanë vazhduar që nga nëntori i vitit të kaluar, kur një tendë u shemb në stacionin e trenit të Novi Sadit, duke vrarë 16 persona.