Juventusi e Marseille në garë për transferimin e Zhegrovës

- Bota Sot

Juventusi e Marseille në garë për transferimin e Zhegrovës

Juventusi ka shfaqur interesim për transferimin e mesfushorit të Lille dhe yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën, gjatë kësaj jave.

Por, për “Zonjën e Vjetër”, situata me sulmuesin e krahut, Nico Gonzalez, ka bërë që favorit për Zhegrovën të jetë skuadra franceze, Marsielle.

Siç shkruan “Fotball Italia”, Marseille ka shtuar përpjekjet për ta transferuar Zhegrovën, i cili prej kohës ka qenë shënjestër e disa klube të Serie A, e po ashtu dëshirojnë ta shmangin një ofertë të mundshme nga Juventusi.

Juventusi nuk do të mund ta blejë Zhegrovën pa arritur fillimisht ta shesin Nico Gonzalezin, për të cilin shpresojnë që Atletico Madridi mund ta zgjidhë këtë problem pasi është i interesuar për shërbimet e tij.



Lexoni të gjitha në Bota Sot