Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Forio dIschia në afërsi të Napolit ku një 63-vjeçar ukrainas ka ekzekutuar me armë zjarri partnerin e ri të ish-bashkëshortes së tij, nënën e ish-gruas ndërsa pas krimit vrau edhe veten.
Mësohet se nga të shtënat me armë mbeti e plagosur ish-gruaja e autorit e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Shkaqet dhe rrethanat e krimit janë ende të paqarta ndërsa 42-vjeçarja e cila i mbijetoi plumbave pritet të zbardhë motivet e kësaj ngjarje të rëndë.
Ngjarja e rëndë ka tronditur zonën ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar detaje nga krimi.