Shkëndija regjistroi një tjetër fitore në sezonin e ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Kampionia në fuqi ishte e sigurt në transfertë në Gjorce Petrov, duke mposhtur rikthyerin në elitë, Makedonija GJP, me rezultatin 1-3.
Trajneri i “kuqezinjve”, Jeton Beqiri, ishte i kënaqur me performancën dhe fitoren e ekipit të tij, por shumë i mërzitur për golin e pranuar.
“U arritë qëllimi. Objektivi ishte që të marrim tre pikët.
Normal që ekipi gjatë kësaj periudhe është në rotacion e sipër, ku nga lodhja e Europës, secili futbollist meriton të ketë minuta. Jam i kënaqur me rezultatin dhe me fitoren, jam i kënaqur edhe me paraqitjen në tërësi edhe pse përballemi me kushte shumë të rënda. Por, i mërzitur shumë me pranimin e golit në minutat e fundit. Si asnjëherë më parë, ju kam bërtitur futbollistëve, pasi nuk duhet të lejojmë që në këto situata të pranojmë gol”, tha Beqiri.
“Patjetër, ato janë goditje që kundërshtari i ka një ose dy dhe ato i pranojmë gol. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, normalisht bie edhe përqendrimi te disa futbollistë të ri dhe te disa futbollist që ndoshta edhe lodhja i ka kapluar. Por, ne duhet të jemi shumë serioz, unë gjithmonë dua sakrificë.
Futbollist të cilët duan të mbrojnë fanellën e Shkëndijës, duhet të jenë shumë serioz dhe duhet të sakrifikojnë deri në fund për shkak se Shkëndija nuk është klub i rëndomtë, është shumë i rëndësishëm, më shumë se një klub dhe unë nuk mbaj mend kur jam acaruar kështu pas ndeshjes dhe ju kam bërtitur futbollistëve, për shkak se këto duhet të jenë disa vërejtje neve duhet të na hapin shumë sytë”, u shpreh Jeton Beqiri.