Dinamo kundër Jagiellonias, superkompjuteri i jep më shumë gjasa se ndaj Hajdukut

- Bota Sot

Dinamo kundër Jagiellonias, superkompjuteri i jep më shumë gjasa se ndaj Hajdukut

Dinamo përballet këtë javë me polakët e Jagiellonias në ndeshjet e vlefshme të play-off të Ligës së Konferencës.  

Një përballje padyshim e vështirë, me polakët që shihen si favoritë të dukshëm, ndonëse Dinamo ka treguar se di të bëjë surpriza.\

Sipas kompjuterit të “Football Meets Data”, që ka simuluar 10 mijë herë të gjitha ndeshjet e play-off, Jagiellonia është favorite absolute për kualifikimin e mëtejshëm, me 86% mundësi për të vazhduar në fazën në grupe të turneut. Kjo do të thotë që për Dinamon mbeten vetëm 14% shanse kualifikimi.

E megjithatë, kjo nënkupton se blutë kryeqytetas kanë më shumë shanse se sa parashikohej të kishin para ndeshjes së kthimit ndaj Hajduk Split. Superkompjuteri asokohe u jepte bluve vetëm 12% mundësi për të vazhduar më tej, por skedar e Dajës ia doli të linte pas gjigandët e futbollit kroat.

Sa i përket përballjes së Dritës me Diferdanzh, kampionët e Kosovës llogariten si favoritë me 74% të mundësive për të vazhduar më tej sipas simulimeve kompjuterike.



Lexoni të gjitha në Bota Sot