Anis Mehmeti mbetet prej shumë kohësh jashtë planeve të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, edhe pse ka qenë një nga lojtarët më në formë shqiptarë.
Dhe në këtë start të sezonit, ai është përsëri një nga futbollistët që po shkëlqejnë me paraqitjet e tyre.
Në ndeshjen e të shtunës mes Bristolit dhe Çarltonit në Championship të përfunduar 0-0, Mehmeti ishte përsëri protagonist me lojën ofensive të skuadrës së tij dhe iu afrua ndjeshëm golit në pjesën e dytë.
Ai mori topin në zonë dhe fitoi hapësirë, duke lëshuar një predhë me të majtën.
Por ishte traversa ajo që i mohoi golin sulmuesit shqiptar, i cili mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të Bristolit, i cili ka refuzuar çdo ofertë për të.