Agim Kasapolli nuk ka menduar dy herë, kishte dhënë lajmin që çarti ish jugosllavët dhe serbët

- Bota Sot

Agim Kasapolli nuk ka menduar dy herë, kishte dhënë lajmin që çarti ish jugosllavët dhe serbët

Në vitet e 90-ta, të flisje hapur kundër regjimit serb ishte baras me të rrezikuar jetën. 

Shumë e shikonin gazetarin e komentatorin e njohur Agim Kasapollin me habi, të tjerë hezitonin të rrinin pranë tij, ndërsa kishte edhe nga ata që e druheshin për jetën e tij.

Ishte viti 1991, Jugosllavia artificiale po rrënohej!

Më 27 qershor të viti 1991 shpërbëhet me fillimin e luftës në Slloveni!

Sportistët e Kosovës ishin në teh të shpatës nga makineria e regjimit serb.

Ndërkohë, sportistët e Kosovës ishin të ekspozuar ndaj presionit dhe dhunës së makinerisë së okupatorit serbë. 

Një nga iniciativat e para erdhi nga Ali Latifi, me klubin e karatesë “Minatori”, i cili nisi hapat e parë për shkëputjen nga sporti ish jugosllav.

Agim Kasapolli nuk mendoi dy herë pavarësisht rrezikshmërisë së lartë.

Kasapolli, i cili përmes mikrofonit të “Radio Zagrebit” (në emisionin 5 minuta në gjuhën shqipe, lexoje letrën e gjatë) guxoi të kërkonte publikisht ndarjen e sportit të Kosovës nga garat ish jugosllave dhe serbe.

Ky akt ishte më shumë se një thirrje sportive – ishte një akt i hapur politik e kombëtar, i cili do të ndikonte drejtpërdrejt në rrjedhën e organizimit të sportit në Kosovë.

Më pas futbolli mori iniciativën dhe i dha goditje të fortë e përfundimtare regjimit serb.

Pas futbollit rreshtohen edhe sportet tjera në Kampionatin e pavarur të Kosovës.

Klubi i futbollit Prishtina braktisi garat ish jugosllave pas ndeshjes në Shkup më 10 gusht të vitit 1991 dhe fitores me rezultat 2:1 ndaj Ballkan Stokokomercit.

Nuk udhëtoi në Prijedor të ndeshet me Rudarin dhe as nuk e priti Mogrenin e Budvës.

Ajet Shosholli dha dorëheqje nga pozita e kryejtrajnerit, refuzoi masat e dhunshme. Pas tij edhe lojtarët refuzuan të dalin në stërvitje dhe të vazhdojnë garat me serbët.



Lexoni të gjitha në Bota Sot