Ka ndërruar jetë ish futbollisti i Gjakovës, Naid Bytyçi.
I ndjeri i takonte gjeneratës së viteve të 80-ta të skuadrës gjakovare e cila garonte në ligën krahinore të Kosovës siç quhej atëkohë.
“Me dhimbje morëm lajmin për ikjen e parakohshme të ish-futbollistit tonë, Naid Bytyçi..
Naidi mbrojti ngjyrat e Gjakovës në vitet të 80-ta.
E nderuara familje Bytyçi, KF Gjakova ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe gjithë atyre që e njohën Naidin.
Pusho i qetë Naid Bytyçi:" - shkruan në faqen e KF Gjakovës.