Katalanasit marrin lajme pozitive për Lewandowskin

- Bota Sot

Katalanasit marrin lajme pozitive për Lewandowskin

Barcelona e nisi me fitore sezonin e ri të La Ligës ndaj Mallorcas, pavarësisht mungesës së Robert Lewandowskit. 

Sulmuesi polak pësoi një lëndim para ndeshjes së javës së kaluar në trofeun “Joan Gamper”, çka bëri që ai të mungojë në fillimin e sezonit 2025/2026. 

Raportimet fillestare tregonin se Lewandowski do të humbiste përballjet ndaj Mallorcas dhe Levantes, ndërsa për ndeshjen e javës së tretë ndaj Rayo Vallecanos, pjesëmarrja e tij ishte në dyshim. 

Megjithatë, katalanasit kanë marrë lajme pozitive në lidhje me gjendjen e tij fizike. 

Sipas Diario AS, është pothuajse e sigurt që Leëandoëski do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Levantes fundjavën e ardhshme.



Lexoni të gjitha në Bota Sot